Vazhdojnë punimet për gjetjen e punëtorëve të firmës turke të rrëmbyer në Libi

Dje në qytetin Ubari, një grup i armatosur, kishte rrëmbyer 3 turq dhe një gjerman, që punonin në një kompani turke.

Vazhdojnë punimet për gjetjen e punëtorëve të firmës turke të rrëmbyer në Libi

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Ubarit, Omer Kuki bëri të ditur se forcat e sigurisë së qytetit vazhdojnë punimet brenda dhe jashtë kufijve të qytetit për të gjetur punëtorët e rrëmbyer dhe në rajonet afër Ubarit, dhe patrullat e sigurisë së shkretëtirës vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit.

Ai bëri të ditur se nuk ka informacion në lidhje me identitetin e rrëmbyesve dhe mundësia se rrëmbimi ka të bëjë me terrorizmin është shumë e largët.

Fiset Tuareg në Libi, i kishin bërë thirrje të gjitha palëve të autorizuara për tu vënë në veprim në mënyrë që të lihen të lirë punëtorët turq, të rrëmbyer në qytetin Ubari, që gjendet në jug të vendit.

Dje në qytetin Ubari, një grup i armatosur, kishte rrëmbyer 3 turq dhe një gjerman, që punonin në një kompani turke.  



Lajme të ngjashme