Nga Jemeni u lëshua një raketë balistike në drejtim të Riadit

Arabia Saudite neutralizoi raketën balistike të hedhur nga Jemeni.

840967
Nga Jemeni u lëshua një raketë balistike në drejtim të Riadit

Arabia Saudite neutralizoi raketën balistike të hedhur nga Jemeni.

Raketa balistike, e hedhur nga Jemeni në kryeqytetin Riad, u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore.  

Kanali televiziv Al Arabiya me qendër në Arabinë Saudite bëri të ditur se raketa ra në një fushë të zbrazët në veri të Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Halid në Riad.

Bëhet e ditur se nuk pati humbje jetësh apo materialesh.

Trafiku ajror në rajon vazhdon normalisht.

Nga ana tjetër Huthitë shii deklaruan se kishin hedhur raketë balistike në aeroport.  

Në Jemen, vend që prej kohësh përjetohet destabilitet politik, Huthitë dhe përkrahësit e Salih, që bënë grusht shteti ndaj udhëheqjes legjitime të vendit, që nga shtatori i vitit 2014 mbajnë në duar kontrollin e kryeqytetit Sana dhe të disa rajoneve të tjera.

Kurse koalicioni nën pararojën e Arabisë Saudite, që nga muaji mars i vitit 2015, mbështet qeverinë jemenase.  


Fjalët Kyçe: #Arabia Saudite , #Jemen , #huthi , #Sana , #Riad

Lajme të ngjashme