Spanjë - Gjykata Kombëtare vë në paraburgim anëtarët e qeverisë autonome të Katalonjës

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka marrë vendimin për paraburgimin e tetë ish-ministrave të qeverisë autonome të Katalonjës dhe të ish-Zëvendëspresidentit, Junqueras me arsyetim se “mund të arratisen”.

Gjykata Kombëtare deklaroi se për anëtarët e qeverisë së Katalonjës kërkoi ndëshkim me burgim deri në 25 vite për "rebelim ndaj shtetit”, për “kryengritje” 15 vite dhe për “keqpërdorimin e financave publike" 8 vite.

Pas publikimit të vendimit ish-Zëvendëpresidenti i qeverisë autonome të Katalonjës Oriol Junqueras dhe 8 ish-ministra nga godina e Gjykatës Kombëtare nga ana e policisë u dërguan në 5 burgje të ndryshme me arsyetim të mundësisë së arratisjes së tyre.

Një grup prej 80 personave që ishin duke pritur para godinës së gjykatës, valëvitën flamurin e Katalonjës dhe protestuan ndaj vendimit.   

Ndërkohë, gjykata duke mos përmendur emrat e ish-Kryetarit të Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe katër ministrave të tjerë, të cilët ndodhen në Belgjikë, mori vendim për të nxjerrë urdhër arresti dhe ekstradimi ndaj tyre.

Gjykata Kombëtare pas përfundimit të procedurave të nevojshme do të dërgoj autoriteteve të Belgjikës kërkesën për arrest dhe ekstradim.

Në anën tjetër organizatat e shoqërisë civile pro-pavarësisë bënë thirrje për një protestë të madhe që do të organizohet më 12 nëntor.

Lajme të ngjashme