OKB: DAESH duhet të ndëshkohet për krime ndërkombëtare

OKB njoftoi se të paktën 2 mijë e 521 civilë kanë humbur jetën gjatë operacioneve për çlirimin e Mosulit nga organizata terroriste DEASH.

OKB: DAESH duhet të ndëshkohet për krime ndërkombëtare

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) bëri të ditur se anëtarët e organizatës terroriste DAESH duhet të ndëshkohen për krime ndërkombëtare.

OKB njoftoi se të paktën 2 mijë e 521 civilë kanë humbur jetën gjatë operacioneve për çlirimin e Mosulit nga organizata terroriste DEASH, ndërsa 824 mijë janë shpërngulur, janë zbuluar 74 varre masive dhe se anëtarët e DAESH-it për krimet e kryera duhet të gjykohen në kuadër të krimeve ndërkombëtare.

Në raport gjithashtu vihet theksi në arrestime kolektive të civilëve, përdorimin e tyre si mburojë dhe për shënjestrim pa dallim të atyre të cilët kanë ikur nga rajoni.  

OKB në raport i bën thirrje Këshillit të Sigurimit, Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe komunitetit ndërkombëtar t'i hedhin hapat e duhur për ndëshkimin e krimeve ndërkombëtare, siç janë gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, të kryera nga DEASH-i.

Raporti vlerëson se Iraku nuk posedon gjykatat dhe mekanizmat e nevojshëm për ndëshkimin e krimeve ndërkombëtare.

"Iraku po ashtu nuk është në mesin e vendeve që janë palë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe nuk pranon kompetencat gjykuese të saj", thuhet në raport.



Lajme të ngjashme