DAESH-i merr përsipër përgjegjësinë për sulmin në Nju-Jork

Në një lajm të përjavshmes “Al-Naba”, që publikohet nga organizata terroriste, bëhet e ditur se DAESH-i e mori përsipër përgjegjësinë e sulmit terrorist në fjalë...

DAESH-i merr përsipër përgjegjësinë për sulmin në Nju-Jork

Organizata terroriste DAESH mori përsipër përgjegjësinë e sulmit terrorist të ndërmarr më 31 tetor në qytetin e Nju-Jorkut, e cila mori jetët e 8 personave.

Në një lajm të përjavshmes “Al-Naba”, që publikohet nga organizata terroriste, bëhet e ditur se DAESH-i e mori përsipër përgjegjësinë e sulmit terrorist në fjalë.

 

Kjo organizatë terroriste edhe më herët mori përsipër përgjegjësitë për sulme nëpërmjet agjencisë së saj të lajmeve.

Në sulmin e ndërmarr në qytetin e Nju-Jorkut, 29-vjeçari me origjinë uzbeke, Seyfullo Saipov fillimisht shtypi me makinë turmën e njerëzve në Manhattan, ndërsa më pas ka dalë nga makina dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj njerëzve përreth.

Pas hetimeve doli në pah se Saipov, i cili u kap i plagosur, në ShBA ka ardhur pasi fitoi në lotarinë e kartonit të gjelbër (Green Card), për të cilën Presidenti Donald Trump ka premtuar se do të bëjë ndryshime.

Trump gjithashtu ka bërë të ditur se Saipov duhet të dërgohet në Guantanamo, ndërsa për terroristin ka kërkuar dënimin kapital.



Lajme të ngjashme