PYD dëbon refugjatët irakianë në drejtim të zonave të kontrolluara nga DAESH-i

PYD, e cila kontrollon kampin që ndodhet në juglindje të qytetit Haseke të Sirisë, i ka dëbuar refugjatët irakian në afërsi të zonave që kontrollohen nga DAESH-i.

PYD dëbon refugjatët irakianë në drejtim të zonave të kontrolluara nga DAESH-i

Rreth 4 mijë refugjatë irakian, të cilët ishin strehuar në kampin e refugjatëve “El Hul” në lindje të Sirisë, janë dëbuar nga ana e PYD-së, fraksionit të PKK-së në Siri.

Ali el-Bayati, anëtari i Komisariatit Irakian të të Drejtave të Njeriut, bëri të ditur se organizata terroriste PYD, e cila kontrollon kampin që ndodhet në juglindje të qytetit Haseke të Sirisë, i ka dëbuar refugjatët irakian në afërsi të zonave që kontrollohen nga DAESH-i.

Bayati mbrojti qëndrimin se në prapaskenën e ngjarjes në fjalë ndodhen qasjet politike në krizën që jetohet mes Bagdadit dhe administratës rajonale kurde të Irakut, ndërsa shtoi se pasi që zona ku ndodhet kampi është jashtë kontrollit të regjimit sirianë, autoritetet irakiane nuk arritën të vendosin asnjë kontakt zyrtar.

Sipas Ministrisë irakiane të Migracionit dhe Emigrantëve, ndërkohë që rreth 4 milionë irakianë për shkak të ngjarjeve të dhunës që jetohen janë në statusin e refugjatëve brenda vendit, me mijëra të tjerë u detyruan të largohen në vendet fqinje.


Fjalët Kyçe: PYD , PKK , Siri , kampi i refugjatëve , El Hul , DAESH

Lajme të ngjashme