Sipas sondazheve, koalicioni pro pavarësisë në Katalonjë do të humbë zgjedhjet e 21 dhjetorit

Partitë pro pavarësisë së Katalonjës do t’i humbin zgjedhjet parlamentare të 21 dhjetorit, sipas një sondazhi të publikuar sot.

”Koalicioni që kërkoi shkëputjen nga Spanja, i përbërë nga ERC-ja, PDeCAT dhe CUP-i do të fitonin vetëm 42,5 për qind të votave, thënë ndryshe 61-65 vende në parlament”, sipas sondazhit të kompanisë ”Sigma Dos” për llogari të gazetës konservatore spanjolle ”El Mundo”.

Maxhoranca në parlamentin katalanas kërkon 68 vende. Në zgjedhjet e kaluara, separatistët fituan 47,7 për qind të votave dhe morën 72 vende.

Ky sondazh publikohet ditën kur një marshim gjigant kundër pavarësisë pritet të zhvillohet sot në Barcelonë, i mbështetur edhe nga partitë pro unionit.

Lajme të ngjashme