Lufta për mbijetesë e myslimanëve të Arakanit

(AA) Mijëra myslimanë të Arakanit në kampin Kutupalong në Cox's Bazar të Bangladeshit çdo ditë luftojnë për mbijetesë.

Lufta për mbijetesë e myslimanëve të Arakanit

(AA) Mijëra myslimanë të Arakanit në kampin Kutupalong në Cox's Bazar të Bangladeshit çdo ditë luftojnë për mbijetesë.

Duke ikur nga përleshjet dhe dhuna në Mianmar, shpëtimin përpiqen ta gjejnë në Bangladeshin fqinj. Qindra mijëra myslimanë të Arakanit deri më tani kanë kaluar kufirin dhe janë vendosur në kampet pa kushte jetese.

Shumë prej tyre kanë humbur jetën në "rrugën e shpëtimit" nga Mianmari për në Bangladesh.

Nën pretekstin e luftës kundër grupeve militante, ushtria e Mianmarit ka shkatërruar të paktën 200 fshatra myslimane kohët e fundit, me ç'rast qindra mijëra banorë lokalë u detyruan të iknin në Bangladesh.

Për shkak të faktit se nuk lejohet qasje e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare në rajonin e krizës, është e pamundur të flitet për bilancin e saktë të vuajtjeve në sulmet ndaj vendbanimeve myslimane.



Lajme të ngjashme