Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

KS i OKB-së i shqetësuar nga zhvillimet në Irak

Këshilli i Sigurimit i OKB-së u bëri thirrje palëve të përcaktojnë një datë për vendosjen e dialogut.

KS i OKB-së i shqetësuar nga zhvillimet në Irak

Këshilli i Sigurimit i OKB-së tërhoqi vëmendjen në shqetësimet që ndjenë nga konfliktet dhe tensionimi në rritje mes forcave irakiane dhe peshmergeve, ndërsa palëve u bëri thirrje që ti shmangen kërcënimeve dhe përdorimit të forcës dhe të përcaktojnë një datë për vendosjen e dialogut.

Kryesuesi i radhës i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për muajin tetor dhe njëkohësisht përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB, ambasadori Frasua Delatre (François Delattre), pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të zhvilluar prapa dyerve të mbyllura, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në Irak, bëri deklarata të rëndësishme në interes të gazetarëve.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së tërhoqi vëmendjen në shqetësimet që ndjenë nga konfliktet dhe tensionimi në rritje mes forcave irakiane dhe peshmergeve, ndërsa palëve u bëri thirrje që ti shmangen kërcënimeve dhe përdorimit të forcës dhe të fillojnë me dialog”, deklaroi ambasadori Delatre.

 

Ai gjithashtu bëri të ditur që nëse shfaqet nevoja Organizata e Kombeve të Bashkuara është e gatshme të ndihmoj në mbrojtjen e tërësisë territoriale të Irakut dhe për uljen e tensionimit, ndërsa qeverisë qendrore të Irakut dhe administratës rajonale kurde u bëri thirrje që sa më parë ta përcaktojnë një datë për fillimin e bisedimeve.

Delatre gjithashtu shtoi se KS i OKB-së ka arritur në konsensus në lidhje me çështjet e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe unitetit të Irakut.        



Lajme të ngjashme