Theks i veçantë në energji në marrëdhëniet Turqi-BE

Institucioni i mendimeve “Bruegel” nga kryeqyteti Bruksel i Belgjikës bëri të ditur se bashkëpunimi në fushën e energjisë do të japë kontribut pozitiv në marrëdhëniet Turqi-BE.

Theks i veçantë në energji në marrëdhëniet Turqi-BE

Institucioni i mendimeve “Bruegel” nga kryeqyteti Bruksel i Belgjikës bëri të ditur se bashkëpunimi në fushën e energjisë do të japë kontribut pozitiv në marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë, posaçërisht energjia e rinovueshme do të ketë rolin kyç në këtë drejtim.

Institucioni “Bruegel” publikoi raportin me titull “Strategjia e re për bashkëpunimin energjetik Turqi-BE”.

Në raport vihet theksi se bashkëpunimi mes Turqisë dhe BE-së në fushën e energjisë dhe klimës do të kontribuoj në mënyrë pozitive në rendin e ditës, ndërsa bëhet e ditur se prioriteti që i jepet gazit natyror dhe energjisë elektrike duhet të zhvendoset me energjinë e rinovueshme, efikasitetin e energjisë dhe me energjinë bërthamore.

Në mes tjerash në raport rikujtohet mbështetja financiare që Bashkimi Evropian i ka dhënë Turqisë për burimet e energjisë së rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë, ndërsa theksohet se rritja e kësaj mbështetjeje do të forcojnë projektet në vend.

Bashkimi Evropian do të mund ti japë Turqisë një kontribut të arsyeshëm në fushën e energjisë bërthamore, thuhet në raport dhe bëhet e ditur se mbështetja e dhënë në tregjet e karbonit në vendet siç është Kina, do të mund të zbatohet edhe për Turqinë.

Në qoftë se rritja e pjesëmarrjes së energjisë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së merr një rol strategjik atëherë atmosfera negative, e cila mbretëron kohëve të fundit, do të zëvendësohet me një agjendë pozitive.

Në raport, ku gjithashtu tërhiqet vëmendja se pozita gjeografike e Turqisë është mjaftë strategjike, ndërsa vijohet me këto fjalë: “Bashkëpunimet që do të bëhen në fushën e energjisë do të japin kontribut pozitiv në marrëdhëniet Turqi-BE. Posaçërisht energjia e rinovueshme ka rol kyç në këtë drejtim. Marrëdhëniet e Turqisë- me BE-në janë më pak të zhvilluara në fushën e energjisë së rinovueshme dhe në efikasitetin e energjisë në krahasim me bashkëpunimin për gazin natyror dhe energjisë elektrike. Partneritetet më të forta që do të formohen në fushën e energjisë së rinovueshme do të japin kontribute të mëdha pozitive”.

Në mes tjerash tërhiqet vëmendja se kundërshtimi i hapur i anëtarësimit të plotë të Turqisë nga ana e vendeve si Gjermania dhe Franca, të cilat janë vendet themelore të unionit, është njëri prej problemeve të rëndësishme gjatë procesit të anëtarësimit.



Lajme të ngjashme