Irak – Barzani tërhiqet, propozon ngrirjen e rezultateve të referendumit ilegal në KRG

Administrata rajonale kurde e Irakut (KRG) ka bërë të mërkurën një kthesë të fuqishme duke propozuar “armëpushim dhe ngrirjen e rezultateve të referendumit të paligjshëm” për dialog me Bagdadin zyrtar...

Irak – Barzani tërhiqet, propozon ngrirjen e rezultateve të referendumit ilegal në KRG

KRG-ja propozoi të mërkurën ngrirjen e rezultateve të referendumin të saj të jashtëligjshëm dhe ndërprerjen e operacioneve ushtarake.

“Ndërsa Iraku dhe KRG-ja përballen me rrethana të rënda dhe të rrezikshme, të gjithë jemi të detyruar të veprojmë me përgjegjësi për të parandaluar dhunë të mëtejshme dhe përleshje mes forcave irakiane dhe peshmergëve. Përleshjet kanë shkaktuar dëme në të dyja palët dhe mund të çojnë në një gjakderdhje të vazhdueshme duke shkaktuar dhimbje dhe trazira shoqërore midis komponentëve të ndryshëm të shoqërisë irakiane”, deklaroi administrata rajonale kurde e Irakut përmes një komunikate me shkrim.

“Sigurisht që luftimet e vazhdueshme nuk çojnë asnjë palë në fitore, por kjo do ta çojë vendin drejt trazirave dhe kaosit duke prekur të gjitha aspektet e jetës”, vijon komunikata në fjalë.

Për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet tona ndaj popullit të KRG-së dhe Irakut – theksohet në komunikatën me shkrim të Erbilit – ne propozojmë një armëpushim të menjëhershëm dhe ndalimin e të gjitha operacioneve ushtarake duke ngrirë rezultatet e referendumit në KRG dhe filluar një dialog të hapur me qeverinë qendrore mbi bazat e Kushtetutës së Irakut.

Më 25 shtator, irakianët në zonat e kontrolluara nga KRG-ja dhe në disa zona të kontestuara midis Bagdadit dhe Erbilit votuan nëse do të deklaronin pavarësinë nga Iraku.

Sipas rezultateve të shpallura nga KRG-ja, pothuajse 93 për qind e zgjedhësve të regjistruar votuan në favor të pavarësisë.

Referendumi i paligjshëm u kritikua ashpër nga shumica e aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë, me shumë paralajmërime se do të zhvendoste vëmendjen nga lufta kundër terrorizmit, që po vazhdon në Irak, si dhe do të destabilizonte më tej rajonin tashmë të paqëndrueshëm.



Lajme të ngjashme