KS i OKB-së sot diskuton për krizën e Sirisë

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të votoj për zgjerimin e fushës së detyrës së hetimeve të sulmeve me armë kimike në Siri.

KS i OKB-së sot diskuton për krizën e Sirisë

Këshilli i Sigurimit të OKB-së (KS i OKB-së) sot do të mblidhet me rendin e ditës krizën e Sirisë.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të votoj për zgjerimin e fushës së detyrës së hetimeve të sulmeve me armë kimike në Siri.

Me anë të rezolutës synohet që delegacionit, i cili zhvillon hetimet e sulmeve me armë kimike në Siri, ti zgjatet mandati edhe për një vit.

Mirëpo votimi mund të hasë në veton e Rusisë, e cila është njëra prej pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit, i cili numëron 15 anëtarë gjithsej.

Rusia kërkon që para votimit të publikohet raporti i hetimeve për sulmin ndaj Han Shejhun të ndërmarrë më 4 prill me çrast humbën jetën 90 persona.

Por, pritet që raporti në fjalë të publikohet më 26 tetor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjegjës për sulm ndaj Han Shejhun e mbanë regjimin sirian dhe më 7 prill me urdhër të Presidentit Donald Trump organizuan një sulm ajror ndaj bazës ajrore Shajrat.

 


Lajme të ngjashme