Armët izraelite përdoren në spastrimin etnik të myslimanëve të Arakanit

Gazeta izraelite “Haaretz” shkruan se armët që Izraeli ia ka shitur Mianmarit janë përdorur për “spastrimin etnik”, që administrata e Naypyidaw ushtron kundër myslimanëve të Arakanit.

832617
Armët izraelite përdoren në spastrimin etnik të myslimanëve të Arakanit

Sipas një lajmi të gazetës izraelite “Haaretz”, flota shtetërore e Mianmarit (Birmanisë), e cila vazhdon të kryejë krime çnjerëzore ndaj myslimanëve të Arakanit, në llogaritë e saj në rrjetet sociale ka postuar fotografitë e anijeve luftarake të blera nga Izraeli.

Gazeta shkruan se edhe armët e ekspozuara në anijet luftarake, të blera nga administrata e Naypyidaw, janë sisteme të tipit Typhoon, të cilat përdoren për lëshimin e raketave dhe janë të prodhuara nga kompania Rafael, firmë që prodhon sistemet më të avancuara mbrojtëse për ushtrinë izraelite.

“Haaretz” thekson se Izraeli ka vazhduar ti shesë armë Mianmarit megjithëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) zbatojnë embargo armësh ndaj këtij vendi. Sipas lajmit në fjalë këto armë përbëjnë vetëm një prej pjesëve të marrëveshjes së armëve ndërmjet Izraelit dhe Mianmarit.

 


Lajme të ngjashme