Protesta masive të katalanasve për pavarësi në rrugët e Barcelonës

Mijëra katalanas, me në krye presidentin e Katalonjës Carles Puidgemont, pushtuan të shtunën qendrën e Barcelonës për të kërkuar pavarësinë pasi qeveria qendrore kërkoi shkarkimin e ekzekutivit katalanas.

Protesta masive të katalanasve për pavarësi në rrugët e Barcelonës

Sipas forcave të rendit në qendër të Barcelonës janë mbledhur rreth 450 000 manifestues.

Manifestimi i parashikuar fillimisht për të kërkuar lirimin e dy liderëve katalanas, Jordi Cuixart, të shoqatës “Omnium Cultural” dhe Jordi Sanchez, të Asamblesë Kombëtare Katalanase (ANC), të burgosur për kryengritje, ndryshoi krejtësisht pas deklaratave të fundit të Madridit.

Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy i kërkoi Senatit shkarkimin e qeverisë indipendentiste për të organizuar zgjedhje rajonale brenda gjashtë muajve.

Shoqëria katalanase është thellësisht e përçarë mbi këtë çështje të pavarësisë por ndërhyrja e qeverisë spanjolle në administratën katalanase mund të kthehet kundër saj.



Lajme të ngjashme