Nauert: Amerika ndjek me shqetësim ngjarjet e dhunshme përreth Kirkukut

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert  bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndjehen të shqetësuara për përleshjet që vazhdojnë përreth Kirkukut dhe i bëjnë thirrje të gjitha palëve që ti japin fund “veprimtarive të dhu

Nauert: Amerika ndjek me shqetësim ngjarjet e dhunshme përreth Kirkukut

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert  bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndjehen të shqetësuara për përleshjet që vazhdojnë përreth Kirkukut dhe i bëjnë thirrje të gjitha palëve që ti japin fund “veprimtarive të dhunshme dhe provokuese”.

Në deklaratën me shkrim, Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert  përcolli vlerësimet e departamentit të saj në lidhje me ngjarjet përreth Kirkukut.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për ngjarjet e dhunës që bëhet e ditur se janë përjetuar në veri të Irakut në qytezën Alltënkëpry (Altınköprü). Ne jemi duke ndjekur nga afër gjendjen. Ne i bëjnë thirrje të gjitha palëve që ti japin fund “veprimtarive të dhunshme dhe provokuese”.

Ajo i bëri thirrje qeverisë qendrore të Irakut që të kufizojë veprimtaritë e forcave federale në rajonet e diskutueshme.

Nauert bëri të ditur gjithashtu se janë të kënaqur nga direktiva që Kryeministri i Irakut, Haydar el-Ibadi i ka dhënë forcave federale për të mbrojtur qytetarët irakianë dhe për të mos provokuar përleshjet dhe shtoi se deri sa problemet në rajonet e diskutueshme të zgjidhen në një bazë kushtetuese, këto rajone të vazhdojnë të qëndrojnë “të diskutueshme”.

“Ne ftojmë palët që të qëndrojnë në koordinim për sigurinë dhe udhëheqjen e këtyre rajoneve, deri sa të arrihet në konsensus. Deri në atë kohë duhet të qëndrojnë në platformën e dialogut të propozuar nga Kryeministri i Irakut, Ibadi dhe pranuar në mënyrë të hapur nga administrata rajonale kurdë e Irakut” tha Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe për qëndrimin e Irakut si një vendi i bashkuar, në stabilitet, demokratik dhe federal edhe për qëndrimin e administratës rajonale kurdë të Irakut si një pjesë e pandarë e këtij vendi.



Lajme të ngjashme