Tajani: Askush në BE nuk mbështet pavarësinë e Katalonjës

Nëse autoritetet katalanase shpallin pavarësinë nga Spanja, atëherë askush në Bashkimin Evropian nuk do t’i mbështesë ata, deklaroi të entjen Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani...

Tajani: Askush në BE nuk mbështet pavarësinë e Katalonjës

Nëse autoritetet katalanase shpallin pavarësinë nga Spanja, atëherë askush në Bashkimin Evropian nuk do t’i mbështesë ata, deklaroi të entjen Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

“Mendoj se do të ishte mirë për qeverinë e Katalonjës që të mos e shpallte pavarësinë, do të ishte mirë pasi askush nuk është në favor të pavarësisë së Katalonjës”, theksoi Tajani për radion spanjolle “Cope”.

“Ne jemi në favor të dialogut, por askush në Evropë nuk mund ta pranojë pavarësinë e Katalonjës”, shtoi ai.

“Nëse liderët katalonas këmbëngulin, atëhere ata do të izolohen dhe askush nuk do ta ndihmojë qeverinë katalonase në këtë rrugëtim”, theksoi kreu i PE-së.

Ndërkohë, në një letër që Presidenti katalonas, Carles Puigdemont, i ka dërguar Kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, thuhet se Katalonja do të shpallë pavarësinë e plotë nga Spanja nëse qeveria e Madridit vazhdon me kërcënimet për të pezulluar autonominë e rajonit.

Me anë të kësaj letre, lideri katalonas për herë të dytë brenda javës shmang një ultimatum nga Madridi për heqjen dorë nga përpjekjet për shkëputje, pasi në të kundërt do të vinte në zbatim nenin 155 të Kushtetutës së Spanjës, që i lejon qeverisë të pezullojë autonominë e Katalonjës.



Lajme të ngjashme