ShBA - Bisedimet për zgjidhjen e krizës së vizave me Turqinë kanë qenë produktive

Zëdhënësja Naurt gjatë konferencës ditore për shtyp bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me bisedimet e delegacionit amerikan në Ankara.

830919
ShBA - Bisedimet për zgjidhjen e krizës së vizave me Turqinë kanë qenë produktive

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hedhër Naurt (Heather Nauert) deklaroi se bisedimet në lidhje me krizën e vizave mes delegacionit të vendit të saj dhe autoriteteve turke të zhvilluara në Turqi kanë qenë produktive.

Zëdhënësja Naurt gjatë konferencës ditore për shtyp bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me bisedimet e delegacionit amerikan në Ankara të kryesuar nga zv/nënsekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Xhonatan Kohen (Jonathan Cohen).

“Bisedimet kanë qenë produktive dhe në përgjithësi kemi përshkuar një rrugë të rëndësishme të agjendës. Kjo është një gjë e mirë dhe në këtë çështje ka patur zhvillime pozitive. Ne do të vazhdojmë me kontakte të ngushta për zgjidhjen e pikave të rëndësishme dhe përkatëse që procesi i vizave të kthehet në normale. Biseduam edhe në lidhje me kushtet dhe përshkrimin e punës të propozimit për formimin e një komiteti të përbashkët”, deklaroi Naurt.

 


Lajme të ngjashme