Merkel: Turqia bëri punë të jashtëzakonshme për refugjatët

Liderët e BE-së të mbledhur në samit në Bruksel diskutuan çështjet e ndryshme përfshirë edhe marrëdhëniet me Turqinë.

Merkel: Turqia bëri punë të jashtëzakonshme për refugjatët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se Turqia ka bërë punë të jashtëzakonshme në lidhje me refugjatët.

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) u mblodhën në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës për të diskutuar në lidhje me çështjet e refugjatëve, Brexitin, marrëdhëniet me Turqinë, sigurinë, mbrojtjen dhe digjitalizimin.

Në deklaratën e bërë para samitit, Kancelarja Merkel tha se Turqia ka bërë punë të jashtëzakonshme në lidhje me refugjatët ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në kuadër të marrëveshjes së bërë mes Turqisë dhe BE-së kemi bërë disa angazhime. Krahas 3 miliardë eurove të dhënë jemi zotuar që gjatë viteve të ardhshme të japim edhe 3 miliardë euro të tjera. Ne duhet ta përmbushim këtë zotim. Këto para do ti shërbejnë refugjatëve, të cilët jetojnë në kushte të vështira. E them edhe njëherë, Turqia bënë punë të jashtëzakonshme në lidhje me çështjen e refugjatëve”.

 


Lajme të ngjashme