Nikki Haley kritikoi Iranin në fjalimin e saj në KS të OKB-së

Nikki Haley, pretendoi se çdo kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme është i lidhur me Iranin.

830178
Nikki Haley kritikoi Iranin në fjalimin e saj në KS të OKB-së

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja Nikki Haley, pretendoi se çdo kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme është i lidhur me Iranin.

Në fjalimin e saj të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja Haley në objektiv të kritikave mori Iranin për të cilin pretendoi se qëndron prapa çdo kërcënimi të paqes në Lindjen e Mesme.

Ambasadorja Haley tërë fjalimin e saj të mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me temë Lindjen e Mesme dhe Palestinën i kushtoi Irani dhe marrëveshjes bërthamore duke bërë kritika të ashpra ndaj tyre, ndërsa akuzoi Iranin për lidhje me terrorin dhe për destabilizimin e rajonit.

Duke thënë se “Do të ishte çmenduri për mosmarrje në pyetje të këtyre sjelljeve agresive, destabilizuese dhe të jashtëligjshme të Iranit”, ambasadorja Haley tha se armët konvencionale në Siri, Jemen dhe Liban janë me burim nga Irani.

Ambasadorja gjithashtu bëri të ditur se ShBA-të, Franca, Australia dhe Ukraina kanë ndaluar anije që transportonin raketahedhës, armë automatike dhe raketa antitank për në Jemen, ndërsa shtoi se Irani ka bërë shkeljen e embargos në armë të KS të OKB-së ndaj huthive në Jemen.

Ajo gjithashtu kritikoi Iranin se bën testime të raketave dhe tha: “Në qoftë se testimet raketore të Koresë së Veriut janë të gabuara, atëherë pse nuk po zbatohen rregullat e njëjta edhe për Iranin, por po mbyllen sytë?”

Ndërkaq përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadori Vassily Nebenzia tërhoqi vëmendjen që në mbledhjen e KS të OKB-së po diskutohet edhe për problemin palestinez në të cilin ambasadorja Haley nuk preku fare.

“Mospërfshirja e çështjes së Palestinës në fjalimin e ambasadores Haley shkaktoi zhgënjim të thellë”, deklaroi ambasadori rus Nebenzia.

Nebenzia gjithashtu bëri të ditur se ndjejnë keqardhje nga ngecja e problemit palestinez, ndërsa shtoi se vendi i tij përkrahë iniciativat rajonale në drejtim të zgjidhjes së problemit Izrael-Palestinë.

 


Lajme të ngjashme