Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Jonathan Cohen: Bisedimet për zgjidhjen e krizës së vizave kanë qenë "produktive"

Një zyrtarë i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit deklaroi se Zv/nënsekretari Jonathan Cohen bëri të ditur se bisedimet që zhvillohen në Turqi kanë shënuar progres të rëndësishëm në agjendë.

Jonathan Cohen: Bisedimet për zgjidhjen e krizës së vizave kanë qenë "produktive"

Një zyrtarë i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit deklaroi se Zv/nënsekretari Jonathan Cohen bëri të ditur se bisedimet që zhvillohen në Turqi kanë qenë “produktive” dhe se në përgjithësi kanë shënuar progres të rëndësishëm në agjendë.

Në prononcimin e tij në kushte anonimiteti zyrtari në fjalë bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me takimin e realizuar mes delegacioneve në Turqi për zgjidhjen e krizës së vizave të jetuar mes Turqisë dhe ShBA-së.

Ky zyrtar tha se “do të vazhdojnë me kontakte të ngushta për gjetjen e zgjidhjes së problemeve të rëndësishme në lidhje me çështjen me qëllim që procesi i vizave të kthehet në normale”.

 

Zyrtari në fjalë gjithashtu bëri të ditur se Cohen dje në Turqi zhvilloi një takim me një delegacion, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Bisedimet kanë qenë produktive dhe në përgjithësi është shënuar progres i rëndësishëm në agjendë. Ne do të vazhdojnë me kontakte të ngushta për gjetjen e zgjidhjes së problemeve të rëndësishme në lidhje me çështjen me qëllim që procesi i vizave të kthehet në normale. Biseduam në lidhje me kushtet dhe përshkrimin e punës të propozimit për formimin e komitetit të përbashkët dhe së shpejti do të merret një vendim në lidhje me këtë”.

Metin Topuz, punonjësi i Konsullatës së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Stamboll, ishte arrestuar në kuadër të një hetimi kundër organizatës terroriste FETO për “tentativë për eliminimin e rendit kushtetues”, “spiunazh” dhe “eliminimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë”.

Pas këtij zhvillimi kishte reaguar Departamenti amerikan i Shtetit. Ndërsa Ministria turke e Punëve të Jashtme ishte përgjigjur me një komunikatë me shkrim, ku thuhej: “Personi në fjalë, i ndaluar më datë 25 shtator 2017 dhe i arrestuar më pas për veprat penale të lidhura me terrorizmin, jo vetëm që nuk është staf i regjistruar në listën zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme amerikane, por nuk gëzon as ndonjë imunitet diplomatik apo konsullor.”

Pas këtyre zhvillimeve, ShBA-ja njoftoi pezullimin e shërbimeve të vizave jomigratore në të gjitha misionet e saj diplomatike në Turqi. Pa kaluar shumë orë nga kjo deklaratë e Ambasadës amerikane në Ankara, edhe Ambasada e Turqisë në Uashington njoftoi pezullimin e shërbimeve të vizave për qytetarët amerikanë në të gjitha misionet turke në ShBA.



Lajme të ngjashme