Franca miraton projektligjin e diskutueshëm për antiterrorizmin

Parlamenti francez miratoi të enjten zyrtarisht një projektligj të diskutueshëm për antiterrorizmin, i nxitur nga Presidenti Emmanuel Macron, që ngjalli frikë për shkeljen e lirive...

830576
Franca miraton projektligjin e diskutueshëm për antiterrorizmin

Senati miratoi me shumicë votash këtë projektligj, tashmë të miratuar nga deputetët, që parashikon të ndryshojë në ligjin e përbashkët disa masa të gjendjes së emergjencës, në fuqi që prej atentateve të Parisit më 13 nëntor 2015 dhe që pritet të marrë fund më 1 nëntor.

Gjendja e emergjencës, që u jep autoriteteve pushtete të jashtëzakonshme, duhet të jetë e përkohshme, por ajo në fakt është shtyrë gjashtë herë, në varësi të atentateve apo kërcënimeve.



Lajme të ngjashme