BE-ja i kërkon Izraelit që të rishqyrtojë projektet për kolonët në Bregun Perëndimor

Bashkimi Evropian kërkoi të mërkurën që Izraeli të rishqyrtonte vendimet e fundit për rifillimin e kolonizimit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor të aneksuar...

BE-ja i kërkon Izraelit që të rishqyrtojë projektet për kolonët në Bregun Perëndimor

Bashkimi Evropian kërkoi të mërkurën që Izraeli të rishqyrtonte vendimet e fundit për rifillimin e kolonizimit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor të aneksuar duke kujtuar që kjo është e paligjshme për sa i përket të drejtës ndërkombëtare dhe cenon qendrueshmërinë e një zgjidhjeje me dy shtete.

“Këtë javë, autoritetet izraelite kanë avancuar projektet, kërkesat për projekte dhe lejet për mijëra njësi të kolonizimit në Bregun Perëndimor duke përfshirë këtu dhe Al-Khalilin (Hebron), për herë të parë që prej vitit 2002”, theksoi në një komunikatë një zëdhënëse e BE-së për Çështjet e Jashtme.

“Ne kemi parë gjithashtu informacionet për fillimin e punimeve për ndërtimin e kolonisë së parë në 20 vjet, Amihai, dhe se punimet përgatitore në tokë kishin filluar në zonën e ndjeshme të Givat Hamatos në Jerusalemin Lindor, ku ndërtimet e reja të kolonive rrezikojnë vazhdimësinë dhe qendrueshmërinë e një shteti të ardhshëm palestinez”, theksoi ajo.

“Bashkimi Evropian pret që pala izraelite t’i rishqyrtojë këto vendime, të cilat janë të dëmshme për përpjekjet e ndërmarra për fillimin e negociatave për paqe”, shtoi zëdhënësja.

Duke shprehur qendrimin e BE-së, ajo konfirmoi se çdo aktivitet kolonizimi është i paligjshëm për sa i përket të drejtës ndërkombëtare dhe minon qendrueshmërinë e një zgjidhjeje me dy shtete, si dhe perspektivën për një paqe afatgjatë.

Izraeli vendosi dhe avancimin e ndërtimit të 1.292 njësive banimi në Bregun Perëndimor, territor i pushtuar që prej 50 viteve nga ushtria izraelite.



Lajme të ngjashme