OKB-ja: Rritet në 582.000 numri i myslimanëve rohingianë të zhvendosur në Bangladesh

UNHCR-ja njoftoi të martën se numri i myslimanëve rohingianë, që janë zhvendosur nga Mianmari (Birmani) në Bangladesh, është rritur në 582.000...

829034
OKB-ja: Rritet në 582.000 numri i myslimanëve rohingianë të zhvendosur në Bangladesh

Numri i myslimanëve rohingianë, që janë zhvendosur nga Mianmari (Birmani) në Bangladesh, është rritur në 582.000, ndërsa refugjatët kanë raportuar përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e tyre, njoftoi të martën Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Vetëm në fundjavë, në Bangladesh kanë mbërritur rreth 15.000 anëtarë të pakicës nga shteti birman i Arakanit (Rakine).

Pjesa më e madhe e të sapoardhurve thanë se filimisht kishin qëndruar në banesat e tyre, pavarësisht se u ishte thënë të largoheshin ose në të kundërt do të përballeshin me vdekjen.

Qeveria e Mianmarit me shumicë budiste ka theksuar se ajo ka kryer thjesht një operacion të sigurisë në Arakan, pasi disa militantë kishin sulmuar venddodhjen e policisë dhe ushtrisë në fund të gushtit.

Raportet e UNHCR-së kanë kundërshtuar deklaratën e lideres së Mianmarit, Aung San Suu Kyi, duke thënë se operacioni kishte përfunduar më 5 shtator.

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut, të cilët kanë intervistuar refugjatët në Bangladesh, kanë arritur në përfundimin se forcat e sigurisë birmane janë angazhuar në një përpjekje sistematike për të përzënë myslimanët rohingianë duke shkatërruar fshatrat, vrarë civilë dhe duke dhunuar gratë e vajzat.



Lajme të ngjashme