Irak - Ushtria merr kontrollin e plotë ndaj Kirkukut

Ushtria irakiane ditë më parë filloi një operacion për të marrë nën kontroll bazën ushtarake në Kirkuk dhe puset e naftës.

Irak - Ushtria merr kontrollin e plotë ndaj Kirkukut

Ushtria irakiane morri kontrollin e plotë ndaj Kirkukut.

Kryeministri i Irakut, Hajdar al-Ibadi deklaroi se ushtria irakiane ka vënë nën kontrolli qytetin Kirkuk dhe rrethinën e tij, ndërsa bëri të ditur se do të zhvilloj edhe një vizitë në këtë qytet.

Pas tensionimit të përshkallëzuar mes qeverisë qendrore dhe administratës rajnale kurde të Irakut, ushtria irakiane ditë më parë filloi një operacion për të marrë nën kontroll bazën ushtarake në Kirkuk dhe puset e naftës.

Forcat irakiane vënë nën kontroll pikat kritike si aeroporti i Kirkukut, kompaninë veriore të naftës, bazën ushtarake Kejvan, administratën e energjisë elektrike të Kirkukut dhe puset e gazit natyror. Ministria e Naftës së Irakut, njoftoi se është vetëm pyetje kohe rimarrja e kontrollit ndaj puseve të naftës.

Pas kalimit të kontrollit të Kirkukut në duart e ushtrisë irakiane dhe të milicëve Hashdi Shabi, në kalanë e Kirkukut në shtizë u ngrit flamuri turkmen. Bëhet e ditur se ngritja e flamurit turkmen në kala ishte vendim i përbashkët i arapëve, turkmenëve dhe i kurdëve që jetojnë në këtë qytet.

 

Ndërkaq braktisja dhe tërheqja nga pozicionet e forcave peshmerge të Bashkimit Patriotik të Kurdistanit shkaktoi krizë mes peshmergeve.

Agjencia franceze e lajmeve AFP njoftoi se në përleshjet e jetuara me forcat irakiane kanë humbur jetën 10 pjesëtarë të peshmergeve.

Në anën tjetër ushtria irakiane ka vendosur kontrollin edhe në Shengal të Mosulit.

Në mesin e lajmeve që vijnë thuhet se forcat peshmerge janë tërhequr dhe kjo zonë dhe nuk ka patur përleshje.

Ndërkaq numri i milicëve të Hashdi Shabit, të cilët hynë në Shengal është rreth 500-600 trupa, ndërsa forcat e policisë federale dhe të ushtrisë nuk hynë në qendër të qytezës por u dislokuan në zonat përreth.



Lajme të ngjashme