Somali - Numri i viktimave të sulmeve me bombë doli mbi 300

Autoritetet mjekësore në Mogadisho njoftojnë se ka qenë e pamundur të shpëtohen disa nga të plagosurit rëndë.

Somali - Numri i viktimave të sulmeve me bombë doli mbi 300

Njoftohet se numri i të vrarëve në sulmin me bombë në kryeqytetin somalez Mogadisho doli mbi 300.

Drejtori i Shërbimit të Ambulancave El Emin në kryeqytetin Mogadisho, Dr. Abdulkadir Adam, deklaroi se ka qenë e pamundur të shpëtohen disa nga personat e dërguar në spital pas plagosjes në sulmin me bombë.

Duke bërë të ditur se kanë nisur varrimi i trupave të pajetë në Mogadisho, Adam shprehu shqetësimin nga mundësia e rritjes së numrit të viktimave.

Ndërkohë, theksohet se vazhdon trajtimi mjekësor nëpër spitale për afërsisht 300 persona që janë plagosur në këto sulme.

Ndryshe, të shtunën në Mogadisho u kryen dy sulme me bombë, njëri në afërsi të hotelit Safari dhe tjetri në rajonin Medine Munevere, ndërsa në lidhje me sulmin është arrestuar një person, ndërsa në vend është shpallur tre ditë zie.  

 


Lajme të ngjashme