Pentagoni u bën thirrje palëve në Irak për të ulur tensionimin

Zëdhënësi i departamentit të Lindjes së Mesme të Pentagonit, kapiteni, Adrian Rankine Galloway tha se “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ti shmangen hapave që përshkallëzojnë tensionimin".

Pentagoni u bën thirrje palëve në Irak për të ulur tensionimin

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Pentagon, u bëri thirrje palëve që të heqin dorë nga hapat që përshkallëzojnë tensionimin në Kirkuk të Irakut, ndërsa bëri të ditur se është pro tërësisë territoriale të këtij vendi.

Zëdhënësi i departamentit të Lindjes së Mesme të Pentagonit, kapiteni, Adrian Rankine Galloway tha se “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ti shmangen hapave që përshkallëzojnë tensionimin. Ne jemi kundër dhunës pa marrë parasysh se për cilën palë bëhet fjalë. Paralajmërojmë palët për hapat që do të prishin stabilitetin e Irakut dhe që do të pengojnë luftën kundër organizatës terroriste DAESH”.

Kapiteni Galloway bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pro tërësisë territoriale të Irakut, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Krahas referendumit fatkeq të njëanshëm për pavarësi të organizuar nga ana e administratës rajonale kurde të Irakut dialogu është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve në kuadër të kushtetutës irakiane dhe për të ulur tensionimin që vazhdon për një kohë të gjatë”.

Kapiteni Galloway gjithashtu tha se ShBA-ja është përqendruar në luftën kundër DAESH-it, ndërsa u bëri thirrje edhe aktorëve të tjerë rajonal për të bërë të njëjtën.

 


Lajme të ngjashme