Mbreti Selman i Arabisë Saudite i kënaqur nga plani i ri i Amerikës për Iranin

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz priti me kënaqësi strategjinë e re të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për Iranin.

Sipas lajmit të Agjencisë Zyrtare të Lajmeve të Arabisë Saudite, SPA Mbreti Selman zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Trump.  

Në bisedë, Mbreti Selman, në lidhje me strategjinë e re për Iranit të deklaruar ditën e premte nga Trump, u shpreh me fjalët: “Duhet të mbajmë qëndrim për ti dhënë fund terrorit dhe radikalizmit dhe duhet  bashkojmë përpjekjet tona kundër Iranit që është mbështetës i tyre”.

Trump, i cili deklaroi strategjinë e re të vendit të tij për Iranin, bëri të ditur se tani për tani nuk do të ndahet nga marrëveshja bërthamore dhe shtoi: “Nëse nuk arrijmë një zgjidhje me kongresin dhe aleatët tanë atëherë marrëveshja do të anulohet. Marrëveshja po shqyrtohet dhe në çdo moment, si president mund ta anuloj atë”.

Trump bëri të ditur gjithashtu se me arsyen se mbështesin terrorin, Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ishte vendosur në listën e organizatave terroriste.

Lajme të ngjashme