Gjermania paralajmëron për rreziqet e anulimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel i kërkoi SHBA-së të mos anulojë marrëveshjen bërthamore iraniane apo të vendosë sanksione të reja kundër këtij vendi gjatë një interviste për radion publike gjermane.

“Anulimi i marrëveshjes për programin bërthamore iranian do t’i mundësojë atyre që kanë qenë gjithnjë kundër negociatave me Perëndimin që të vijnë në pushtet në Iran”, tha Gabriel.

“Ky anulim do të sjellë kërcënimin e zhvillimit të armës bërthamore, Izraeli nuk do e pranojë këtë dhe në do të gjendemi 10-12 vite mbrapa duke u përballur me rrezikun e një lufte shumë afër Evropës”, tha ministri gjerman.

Të premten, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se nuk do të certifikojë marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin.

Ndërkohë Kongresi amerikan do të diskutojë si t’i përgjigjet me sanksione testeve balistike të Iranit dhe përfshirjes së vendit në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Lajme të ngjashme