Junqueras: Dialogu do të përqendrohet vetëm tek pavarësia e Katalonjës

Numri dy i qeverisë katalonase, Oriol Junqueras, theksoi të shtunën se oferta për diaolog bërë Madridit do të fokusohet vetëm në pavarësinë e Katalonjës...

Junqueras: Dialogu do të përqendrohet vetëm tek pavarësia e Katalonjës

Numri dy i qeverisë katalonase, Oriol Junqueras, theksoi të shtunën se oferta për diaolog bërë Madridit do të fokusohet vetëm në pavarësinë e Katalonjës, një parakusht që mbyll edhe më shumë portën për një marrëveshje mes dy kampeve.

Ky zhvillim i Oriol Junquerasit ndodhi ndërkohë që Presidenti katalonas, Carles Puigdemont, duhet t’i përgjigjet deri të hënën Madridit për kërkesën për të sqaruar qëndrimin e tij për sa i përket çështjes së pavarësisë së rajonit.

Nëse ai nuk zbulon qëllimet e presidentit katalonas, Junqueras ka qenë i qartë për faktin se pavarësia mbetet mundësia e vetme.

“Oferta për dialog paraqitur qeverisë spanjolle duhet të ketë si referencë ndërtimin e republikës dhe angazhimin tonë për pavarësi”, nënvizoi ai gjatë një fjalimi në selinë e partisë “E Majta Republikane e Katalonjës”, (ERC) ku ai është kryetar.

Duhet të jemi të qartë që mënyra më e mirë për të arritur në republikë dhe pavarësi është të flasim me të gjithë, të paktën me komunitetin ndërkombëtar.

“Por, në të njëjtën kohë, ne kemi angazhimin pa ekuivok dhe absolut për të përmbushur mandatin e 1 tetorit”, shtoi ish-deputeti evropian.



Lajme të ngjashme