Kriza e vizave kësaj radhe jetohet mes ShBA-së dhe Rusisë

Delegacionit ushtarak rus, i cili duhej të marr pjesë në një konferencë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk iu dhanë vizat.

Kriza e vizave kësaj radhe jetohet mes ShBA-së dhe Rusisë

Bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i dhanë viza delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, i cili duhej të marr pjesë në një konferencë të përbashkët ushtarake Rusi-Kinë, që do të organizohej në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes e Rusisë, Aleksandr Yemelyanov deklaroi se zyrtarët ushtarak rus dhe kinezë në OKB kanë organizuar një mbledhje informative në lidhje me problemin e dislokimit të sistemit të raketave të mbrojtjes ajrore globale të ShBA-së.

Yemelyakov gjithashtu bëri të ditur se edhe delegacioni rus i kryesuar nga ana e zëvendësministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Andrey Tretyak kishte planifikuar pjesëmarrje në këtë mbledhje, ndërsa shtoi se “Pala vendore nuk lëshoi viza për delegacionin në fjalë përfshirë edhe gjenerallajtnant Tretyak”.  



Lajme të ngjashme