Kina i kërkon SHBA-së që të ruajë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Republika Popullore e Kinës u kërkoi të premten Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ruajnë marrëveshjen për programin bërthamor iranian...

Kina i kërkon SHBA-së që të ruajë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Kina i kërkoi të premten SHBA-së që të ruajë marrëveshjen për programin bërthamor iranian, ndërkohë që Presidenti amerikan, Donald Trump, do të shprehet në mesditë për fatin e kësaj marrëveshjeje të arritur në vitin 2015.

“Ne mendojmë se kjo marrëveshje është e rëndësishme për të siguruar mospërhapjen e armëve bërthamore, si dhe për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Ne shpresojmë që të gjitha palët do të vazhdojnë ta ruajnë dhe ta zbatojnë këtë marrëveshje”, deklaroi para shtypit zëdhënësja Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Chunying.

Ajo theksoi se zyrtari më i lartë i diplomacisë kineze, Yang Jiechi, kishte përmendur këtë çështje gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të enjten me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Përkrah Gjermanisë, SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë, Kina është një prej gjashtë fuqive që kanë nënshkruar në 2015-n me Iranin një marrëveshje të destinuar për të penguar Teheranin të pajiset me armë bërthamore.

Presidenti amerikan mund të refuzojë certifikimin e faktit që Irani respekton angazhimet e tij në lidhje me pikat e traktatit, pavarësisht garantimit lidhur me këtë çështje nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore.



Lajme të ngjashme