Irak – Urdhër për arrestimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisariatit të Lartë Zgjedhor

Gjykata Federale irakiane ka lëshuar të mërkurën një urdhër për arrestimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisariatit të Lartë Zgjedhor, që realizuan referendumin e jashtëligjshëm të 25 shtatorit në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG)...

Irak – Urdhër për arrestimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisariatit të Lartë Zgjedhor

“Një urdhër për arrestimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisariatit të Lartë Zgjedhor, që luajtën rol në realizimin e referendumit të jashtëligjshëm në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG), është lëshuar nga Gjykata Federale”, deklaroi gjykatësi Abdul Sattar Bayraktar, zëdhënës i saj, përmes një komunikate me shkrim.

Ai theksoi po ashtu se Gjykata Federale nuk do të shprehte një opinion apo vendim jodetyrues në lidhje me deputetët, që kanë votuar në këtë referendum të jashtëligjshëm, pasi nuk kishte kompetencë për çështjen në fjalë.

Parlamenti i Irakut i kishte dërguar më parë Gjykatës Federale një shkresë zyrtare për të nisur veprimet ligjore kundër deputetëve kurdë, që kanë votuar në referendumin e jashtëligjshëm të KRG-së.



Lajme të ngjashme