Ali Ekber Salihi: Irani nuk do që të prishet marrëveshja bërthamore

Kryetari i Agjencisë iraniane të Energjisë Atomike, Ali Ekber Salihi, mbajti një fjalim në konferencën “Eduardo Amaldi” në Romë, ku u diskutua për temat e çarmatimit, reduktimit të armëve bërthamore, sigurisë dhe bashkëpunimit shkencor...

824654
Ali Ekber Salihi: Irani nuk do që të prishet marrëveshja bërthamore

Kryetari i Agjencisë iraniane të Energjisë Atomike, Ali Ekber Salihi, deklaroi se nuk dëshirojnë të prishet marrëveshja bërthamore e arritur në vitin 2015 mes anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (P5+1), BE-së dhe Iranit.

Salihi mbajti një fjalim në konferencën “Eduardo Amaldi” ku u diskutua për temat e çarmatimit, reduktimit të armëve bërthamore, sigurisë dhe bashkëpunimit shkencor të organizuar në kryeqytetin Romë të Italisë me rastin e 60-vjetorit të Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike.

Ali Ekber Salihi i bëri një vlerësim marrëveshjes bërthamore dhe deklaratave të ShBA-së të bëra në lidhje me këtë.

Duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e kësaj marrëveshjeje Salihi tha: “Dua të them qartë se ne nuk duam që të prishet kjo marrëveshje”.

Ai paralajmëroi administratën e ShBA-së e cila deklaron se dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja, ndërsa shtoi: “Tërheqja e ShBA-së nga kjo marrëveshje do të ndikoj seriozisht në politikat shtetërore të Iranit. Prishja e kësaj marrëveshjeje do të dobësoj besueshmërinë e ShBA-së në përmasa globale. Të shpresojmë që mendja e shëndoshë dhe ndërgjegjja do ti mundin këto zhvillime periodike”.

Jukia Amano (Yukia Amano), drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), i cili mori pjesë në panelin e djeshëm të kësaj konference, vuri theksin se Irani i përmbahet angazhimeve të marrëveshjes bërthamore, ndërsa Përfaqësuesja e Lartë për Siguri dhe Marrëdhënie me Jashtë e BE-së, Federika Mogerini (Federica Mogherini) tha se të gjithë duhet të kujdesen për këtë marrëveshje.       

 


Lajme të ngjashme