Bashkimi Evropian pa Turqinë do të jetë i mangët

Drejtori i Qendrës për të Drejtat Ndërkulturore Njerëzore të Holandës, Prof. Dr. Tom Cvart (Tom Zwart) deklaroi se Turqia do ti shtoj një vlerë tjetër Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian pa Turqinë do të jetë i mangët

Drejtori i Qendrës për të Drejtat Ndërkulturore Njerëzore të Holandës, Prof. Dr. Tom Cvart (Tom Zwart) deklaroi se Turqia do ti shtoj një vlerë tjetër Bashkimit Evropian dhe se BE-ja pa Turqinë do të jetë e mangët.

Tom Cvart i bëri një vlerësim marrëdhënieve Turqi-BE për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA).

Duke vënë theksin në rëndësinë që ka anëtarësimi i Turqisë në BE, Cvart tha: “Turqia me përpjekjet e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) realizoi një përparim në reformat e BE-së. Jam i mendimit se Turqia do ti japë një vlerë tjetër BE-së. Anëtarësimi i Turqisë pas Brexitit tani është më i rëndësishëm për BE-në. Një Bashkim Evropian pa Turqinë do të jetë i mangët”.

Cvart gjithashtu bëri të ditur se disa probleme të BE-së nuk mund të zgjidhen pa Turqinë, ndërsa shtoi se “Bashkimi Evropian duhet ti gëzohet dhe ta respektoj marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar me Turqinë në mars të vitit 2016. Turqia do të ketë rolin kyç për disa probleme të ngjashme në të ardhmen”.

“Është e nevojshme që të vazhdojnë në mënyrë të shpejtë negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE. Me anëtarësimin e Turqisë do të arrihet më lehtë në disa marrëveshje”, deklaroi Cvart.

Ai gjithashtu tha se kjo është e rëndësisë së veçantë edhe për Holandën, ndërsa shtoi se “Anëtarësimi i Turqisë në BE do të lehtësojë edhe më shumë tregtinë aktuale mes dy vendeve”.

Duke vënë theksin se Turqia kaloi nëpër një periudhë të vështirë, Cvart tha: “Evropa dhe Holanda nuk e morën seriozisht tentativën për grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik vitin e kaluar në Turqi pasi ajo dështoi. BE-ja e la të vetmuar Turqinë në këtë çështje. Ajo duhej të ishte më e ndjeshme ndaj tentativës për vrasje të Presidentit Erdoan dhe krahas vrasjes së një numri të madh të njerëzve do të duhej të shqetësohej edhe për tentativën për grusht shteti, e cila i dha një goditje demokracisë”.   



Lajme të ngjashme