Rusia dhe Arabia Saudite arrijnë në marrëveshje për blerjen e sistemeve S-400

Të dyja vendet nënshkruajn edhe një memorandum mirëkuptimi në lidhje me lokalizimin e prodhimit të produkteve ushtarake,

Rusia dhe Arabia Saudite arrijnë në marrëveshje për blerjen e sistemeve S-400

Rusia dhe Arabia Saudite arritën në marrëveshje në lidhje me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore të tipit S-400.

Mariya Vorobyeva, përfaqësuesja e Institucionit të Bashkëpunimit Tekniko-Ushtarak të Federatës së Rusisë, në prononcimin e saj të bërë për agjencinë ruse të lajmeve “RIA Novosti” deklaroi se është arritur në marrëveshje në lidhje me transferin e sistemeve të tipit S-400 në Arabinë Saudite.

 

Duke e bërë të ditur se mes Rusisë dhe Arabisë Saudite është nënshkruar edhe një memorandum mirëkuptimi në lidhje me lokalizimin e prodhimit të produkteve ushtarake, Vorobyeva tha: “Me Arabinë Saudite krahas sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 është arritur në marrëveshje edhe për transportin e raketave antitanke të tipit Kornet-EM, sistemeve të ndezjes së rëndë, bombahedhësve të tipit AGS-30 dhe armëve të këmbësorisë të tipit Kalashnikof AK-103”.

Vorobyeva gjithashtu bëri të ditur se memorandumi i mirëkuptimit përfshinë edhe transferin e teknologjisë së prodhimit të armatimit në fjalë në Arabinë Saudite.



Lajme të ngjashme