Arakan - 12 persona humbin jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar në Bangladesh

IOM bën të ditur se në mesin e pesonave që humbën jetën si pasojë e përmbysjes së anijes në lumit Naf 10 janë fëmijë.

Arakan - 12 persona humbin jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar në Bangladesh

Si pasojë e përmbysjes së anijes me myslimanët e Arakanit gjatë përpjekjeve të tyre për të kaluar në Bangladesh, të arratisur nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe budistëve fanatikë, kanë humbur jetën 12 persona në mesin e të cilëve 10 ishin fëmijë.

Sipas deklaratës së bërë nga llogaria e saj në mediat sociale Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) bën të ditur se anija, e cila transportonte myslimanët e Arakanit në lumin Naf në kufirin Mianmar-Bangladesh, është përmbysur në afërsi të brigjeve të Bangladeshit në zonën Shah Porir Dwip.

Në punimet e kërkim-shpëtimit u gjetën trupat e pajetë të 12 myslimanëve të Arakanit, ku 10 ishin fëmijë, ndërsa janë shpëtuar 13 persona të tjerë.

 

Bëhet e ditur se vazhdojnë edhe punimet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e 25 personave të tjerë të humbur.

Anijet me të cilat myslimanët e Arakanit përpiqet për të kaluar në Bangladesh nëpërmjet lumit Naf shpesh përmbysen për shkak të kushteve të pavolitshme të motit apo për shkak të mbingarkesës së tyre me njerëz.

Si pasojë e sulmeve të ndërmarra ndaj civilëve të Arakanit nga ana e ushtrisë së Mianmarit me pretekst luftën kundër militantëve të armatosur që vazhdojnë prej 25 gushtit e këtej, janë vrarë me mijëra myslimanë. Për shkak të ndalesës së hyrje-daljeve në këtë zonë ende nuk është përcaktuar numri i saktë i civilëve të vrarë.

Në sulmet e fundit ushtria dhe budistët fanatikë kanë shkatërruar mbi 200 fshatra.

Rreth 84% e 2 milionë myslimanëve të provincës Arakan të Mianmarit, të cilët janë të ekspozuar ndaj sulmeve sistematike prej vitit 1970 e këtej, janë strehuar në vendet fqinje.



Lajme të ngjashme