Sekretari amerikan i Mbrojtjes: ShBA duhet ti qëndrojnë besnik marrëveshjes me Iranin

Metis iu përgjigj pyetjeve të senatorëve në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit Amerikan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: ShBA duhet ti qëndrojnë besnik marrëveshjes me Iranin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhim Metis (Jim Mattis) deklaroi se është i mendimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ti qëndrojnë besnik marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Metis iu përgjigj pyetjeve të senatorëve në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit Amerikan.

Në përgjigje të pyetjes të një senatori se a do të jetë në interes të ShBA-së apo jo që ti mbeten besnik marrëveshjes bërthamore me Iranin, Metis u përgjigj me “Po”.

Ai gjithashtu tha se nuk ka shenja që Irani nuk i përmbahet marrëveshjes, ndërsa shtoi se i mbetet presidenti të vendos mbi çështjen për ti mbetur besnik apo jo marrëveshjes me Iranin.

Marrëveshja që parashikon kufizimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit përballë heqjes së sanksioneve ekonomike është nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe vendeve P5+1, anëtar të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (ShBA, Kina, Rusia, Anglia, Franca) dhe Gjermanisë.

Ndërkaq në deklaratën e tij në lidhje me situatën në Afganistan, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vuri theksin në rëndësinë e marrjes parasysh të roleve të Rusisë, Iranit, Indisë dhe Pakistanit në këtë çështje.

“Ne do të vëmë theksin fuqishëm në rolin e Pakistanit. Është e nevojshme që Islamabadi ti dëgjoj dhe përvetësoj kërkesat e NATO-s”, deklaroi Sekretari Metis.



Lajme të ngjashme