ShBA – Sulm me armë në Las Vegas, raportohet për të vdekur

Një sulm me armë automatike ka ndodhur në vendin ku mbahej një koncert në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportohet për shumë të vdekur dhe të plagosur.

ShBA – Sulm me armë në Las Vegas, raportohet për të vdekur

Ende nuk ka shifra të sakta mbi numrin e saktë të viktimave dhe plagosurve, apo mbi profilin e agresorit, ka qenë një person apo disa, arma e përdorur ka qenë automatike apo jo. Shumë persona janë transportuar për në spitale. Sulmi ka ndodhur në një prej hoteleve të njohura të Las Vegas.

Ngjarja ka shkaktuar një panik të madh dhe shumë njerëz janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Edhe policia u ka kërkuar njerëzve të largohen nga vendi i ngjarjes, pasi agresori nuk është kapur ende.



Lajme të ngjashme