ShBA – 2 të vdekur dhe 70 të plagosur në sulmin me armë në Las Vegas

Të paktën 2 të vdekur dhe 70 të plagosur është deri tani bilanci i sulmit të armatosur të kryer në një festival muzike në qytetin Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

ShBA – 2 të vdekur dhe 70 të plagosur në sulmin me armë në Las Vegas

Në një sulm me armë që ka ndodhur në një festival muzikor në qytetin Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vdekur të paktën 2 të vetë dhe janë plagosur 70 të tjerë.

Autoritetet spitalore bëjnë të ditur se 12 nga të plagosurit në sulmin me armë, që ndodhi në sheshin ku mbahej koncerti afër hotelit “Madalay Bay” në qytetin Las Vegas, janë në gjendje të rëndë.

Policia e Las Vegasit njoftoi neutralizimin e 1 agresori.

Në videot që janë publikuar në median sociale dëgjohen të shtëna me armë automatike dhe shumë njerëz duken ndërsa mundohen të largohen duke vrapuar nga vendi i ngjarjes.

Në qytet janë marrë masa të shumta sigurie, janë mbyllur hyrje-daljet në qytet dhe aeroport.



Lajme të ngjashme