Komisioni Evropian - 13 vende të BE-së nuk kanë pranuar fare refugjatë nga Turqia

Doli në pah se 13 vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk iu përmbajtën marrëveshjes së ripranimit të arritur mes Turqisë dhe BE-së.

818428
Komisioni Evropian - 13 vende të BE-së nuk kanë pranuar fare refugjatë nga Turqia

Doli në pah se 13 vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk iu përmbajtën marrëveshjes së ripranimit të arritur mes Turqisë dhe BE-së.

Komisioni Evropian publikoi raportin e 7-të në lidhje me marrëveshjen e ripranimit të arritur mes Turqisë dhe BE-së.

Në raport zunë vend të dhënat e rëndësishme në lidhje me migrimin e jashtëligjshëm dhe përpjekjet e Turqisë në këtë drejtim.

Sipas raportit në fjalë 8 mijë e 834 sirianë janë marr nga Turqia me metodën “një për një” dhe u vendosën në 15 vende anëtare të BE-së.

Ndërkaq 13 vende anëtare të Bashkimit Evropian nuk pranuan fare emigrantë nga Turqia. Në mesin e tyre janë Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka dhe Anglia, ndërsa në mesin e këtyre vendeve ndodhet edhe Administrata greke e Qipros Jugore.

Bëhet e ditur se numri i sirianëve dhe emigrantëve të tjerë të kthyer nga Greqia në Turqi është 1 mijë e 896.

Në këtë raport gjithashtu thuhet se gjatë periudhës 9 qershor-31 gusht 2017 numri i emigrantëve, të cilët përpiqeshin për të kaluar nga Turqia në Greqi doli në mesataren 93 persona në ditë. Në mes tjerash theksohet se numri i personave që humbën jetën apo të atyre të zhdukur në Detin Egje para marrëveshjes Turqi-BE ishte 1 mijë e 150, ndërsa pas marrëveshjes kjo shifër u ulë në 113 persona.

Pjesa prej 1 miliardë e 664 milionë eurove, nga 3 miliardë euro të cilën Bashkimi Evropian duhej ti japë Turqisë gjatë periudhës 2016-2017 është dhënë për 48 projekte të ndryshme, thuhet në raport ndërsa shtohet se Turqisë deri më sot i janë dërguar vetëm 838 milionë euro.



Lajme të ngjashme