Stërvitje e përbashkët ushtarake Irak-Iran në kufi

Televizioni shtetëror i Iranit deklaroi se Iraku dhe Irani do të bëjnë një stërvitje të përbashkët ushtarake.

Stërvitje e përbashkët ushtarake Irak-Iran në kufi

Televizioni shtetëror i Iranit deklaroi se Iraku dhe Irani do të bëjnë një stërvitje të përbashkët ushtarake.

Sipas lajmit të përcjellë nga Agjencia iraniane e lajmeve, ISNA, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Mesud Cezayiri, brenda disa ditësh, Iranit dhe Iraku do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake të përbashkët në kufi.

Bëhet e ditur se stërvitja ushtarake në fjalë zhvillohet në kuadër të masave të marra kundrejt referendumit të jashtëligjshëm për pavarësi të zhvilluar më 25 shtator nga Udhëheqja Rajonale Kurde e Irakut.  

Irani në të njëjtin rajon kishte filluar edhe vetë një stërvitje ushtarake.

Krahas vendimit për stërvitje bëhet e ditur se do të rriten masat e sigurisë në kufi dhe ushtarët irakianë që do të dislokohen në pikat kufitare do të shkojnë në Iran.

Ndërkaq ushtria irakiane vazhdon stërvitjen e përbashkët me Forcat e Armatosura Turke.

Udhëheqja e Erbilit kishte refuzuar kërkesën e Bagdadit për dorëzimin e kontrollit kufitar.

 



Lajme të ngjashme