Qeveria qendrore e Irakut pezullon fluturimet e aeroporteve të KRG-së

Qeveria Qendrore e Irakut deklaroi se është vënë në zbatim vendimi për ndalimin e fluturimeve në aeroportet që mbahen nën kontroll nga Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG).

Qeveria e Bagdadit ditën e martë kishte deklaruar se nëse kontrolli i portave kufitare nuk i jepen Bagdadit brenda 3 ditësh, atëherë do të ndalohen të gjitha fluturimet ndërkombëtare të KRG-së, që mbajti një referendum të jashtëligjshëm për pavarësi.

Kurse Administrata Rajonale Kurde e Irakut, duke pretenduar se bie ndesh me kushtetutën, e refuzoi këtë kërkesë.

Drejtori i Aeroportit ndërkombëtar të Erbilit në KRG, Telar Faik, tha se pas zhvillimeve të fundit, duke filluar nga ora 18.00 lokale, janë pezulluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përveç fluturimeve ushtarake, diplomatike dhe ato që i përkasin Kombeve të Bashkuara.    

Lajme të ngjashme