Irak - Zyrat e Unionit Tregtar Turkmen të Kirkukut në shënjestër të raketave

Persona të paidentifikuar sulmuan të martën vonë me raketahedhës zyrat e Unionit Tregtar Turkmen, një shoqatë e varur nga Fronti Turkmen i Irakut, në qytetin e Kirkukut...

Irak - Zyrat e Unionit Tregtar Turkmen të Kirkukut në shënjestër të raketave

Persona të paidentifikuar sulmuan të martën vonë me raketahedhës zyrat e Unionit Tregtar Turkmen, një shoqatë e varur nga Fronti Turkmen i Irakut, në qytetin e Kirkukut.

Fatmirësisht, askush nuk është lënduar në sulm, por disa pjesë të ndërtesës janë shkatërruar.

Najdat Windawi, një oficer policie i distriktit Azadi të Kirkukut, bëri me dije se sulmi është kryer nga një distancë rreth 150 metra.

“Policia ka marrë urgjentisht masa të gjera sigurie në Musalla, lagjja e vendngjarjes, ndërkohë që ka nisur edhe një hetim për kapjen e autorëve të sulmit”, shtoi ai.

Prefektura e Kirkukut kishte shpallur ndalimqarkullimin në këtë provincë të vendit dhe masa sigurie shtesë në zonat me shumicë turkmene kundër trazirave të mundshme për shkak të referendumit të jashtëligjshëm, që u zhvillua të hënën nga administrata rajonale kurde e Irakut (KRG).

Votimi në fjalë u bojkotua nga turkmenët dhe arabët.



Lajme të ngjashme