Irak – Parlamenti qendror kërkon mbylljen e misioneve të huaja në KRG

Parlamenti qendror irakian miratoi të mërkurën një rezolutë për mbylljen e të gjitha misioneve të huaja në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG)...

Irak – Parlamenti qendror kërkon mbylljen e misioneve të huaja në KRG

Parlamenti qendror irakian miratoi të mërkurën një rezolutë për mbylljen e të gjitha misioneve të huaja në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG).

“Qeveria duhet të thërrasë përfaqësitë e misioneve të huaja në KRG dhe t’u njoftojë atyre vendimin e Parlamentit për mbylljen e përfaqësive të atjeshme për t’u transferuar në qytetet jashtë KRG-së”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Zyrës për Shtyp të Parlamentit irakian.

Në kuadër të një sërë vendimesh, të cilat u miratuan gjatë ditës nga Parlamenti i Irakut, Bagdadit zyrtar i jepet gjithashtu “kompetenca për të mbyllur të gjitha pikat kufitare nën kontrollin e KRG-së dhe për të konsideruar si ‘mall kontrabandë’ artikujt, që mund të hyjnë në vend nga doganat në fjalë”.

Parlamenti në Bagdad i kërkoi gjithashtu Kryeministrit Haider al-Abadi që të dërgojë trupa në rajonin e prodhimit të naftës të Kirkuk, i cili momentalisht është në duart e KRG-së, si dhe të marrë kontrollin e fushave të atjeshme të naftës.

Zona e kontestuar në fjalë, e cila pretendohet historikisht nga kurdët, është po ashtu shtëpi e komuniteteve turkmene dhe arabe; ndërkohë që KRG-ja e përfshiu atë në referendumin ilegal të së hënës (25 shtator).

Një tjetër rezolutë e Parlamentit irakian të mërkurën thekson se “të gjithë nëpunësit civilë me origjinë kurde, që kanë votuar në referendum, do të qëndrojnë në detyrë”.

 


Lajme të ngjashme