Donald Tusk: Nuk ka ende progrese të mjaftueshme në negociatat për Brexit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, deklaroi të martën se negociatat për Brexit-in nuk kishin regjistruar progrese të mjaftueshme për të mundësuar kalimin në fazën e diskutimeve për marrëdhëniet e ardhshme Bruksel-Londër...

814862
Donald Tusk: Nuk ka ende progrese të mjaftueshme në negociatat për Brexit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, deklaroi të martën se negociatat për Brexit-in nuk kishin regjistruar progrese të mjaftueshme për të mundësuar kalimin në fazën e diskutimeve për marrëdhëniet e ardhshme mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

“Ne do të diskutojmë për marrëdhëniet tona të ardhshme kur të kemi progrese të mjaftueshme”, theksoi Tusk në përfundim të një takimi me Kryeministren e Anglisë, Theresa May, ndërkohë që faza e katërt e negociatave mes evropianëve dhe britanikëve filloi të hënën në Bruksel.

“Megjithatë, nëse ma kërkoni sot, do t’ju thoja se nuk ka ende progrese të mjaftueshme, por do të punojmë për këtë”, shtoi ai.

Tusk u shpreh optimist duke theksuar se May kishte përdorur një ton konstruktiv dhe shumë realist në fjalimin e saj në Firence, ku ajo premtoi se do të respektonte angazhimet financiare britanike përballë Brukselit dhe kërkoi një periudhë tranzicioni dyvjeçare pas Brexit-it, parashikuar më 29 mars 2019.



Lajme të ngjashme