Zjarrvënie në një xhami në Suedi

Zjarrvënia ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në qytetin Orenbro të Suedisë.

814345
Zjarrvënie në një xhami në Suedi

Në qytetin Orenbro të Suedisë i është vënë zjarri një xhamie.

Shefi i zjarrfikësve në qytetin Orenbro, Ulf Jacobsen bëri të ditur se për fikjen e zjarrit kanë ndërhyrë në orën 02.00 sipas orës lokale, por xhamia është plotësisht e papërdorshme.

Jacobsen bëri të ditur se në ngjarje nuk ka patur të vdekur apo të lënduar, ndërsa shtoi se provat e gjetura në vend të ngjarjes tregojnë për rastin e zjarrvënies.

Xhamia e ndërtuar në vitin 2007 në lagjen Vivalla kishte kapacitet prej 250 personash.

Xhamia shfrytëzohej nga ana e myslimanëve nga 25 vende të ndryshme të botës që jetojnë në këtë qytet.



Lajme të ngjashme