KS i OKB-së do të mbajë mbledhje të hapur në lidhje me çështjen e myslimanëve të Arakanit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ishte kritikuar nga shoqëritë civile për mbajtjen e mbledhjeve të mbyllura në lidhje me çështjen e myslimanëve të Arakanit.

KS i OKB-së do të mbajë mbledhje të hapur në lidhje me çështjen e myslimanëve të Arakanit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i kritikuar për diskutim në seanca të mbyllura të çështjes së dhunës ndaj myslimanëve të Arakanit, më 28 shtator do të mbajë një mbledhje të hapur për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

Pas deklaratës së përfaqësuesit të përhershëm të Anglisë në Kombet e Bashkuara, ambasadorit Matthew Rycroft se kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e dhunës në Mianmar dhe gjendjen e myslimanëve të Arakanit, Këshilli i Sigurimit vendosi të mblidhet me kërkesë edhe të 6 anëtarëve të tjerë.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së kësaj radhe do të diskutoj në seancë të hapur ngjarjet e dhunës në Arakan.

 

Gjatë kësaj mbledhjeje Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do ti informoj vendet anëtare të Këshillit në lidhje me situatën në Arakan.

Këshilli edhe më herë është mbledhur dy herë me rendin e ditës ngjarjet në Arakan, mirëpo mbledhjet e mbajtura prapa dyerve të mbyllura shkaktuan reagimin e organizatave të shoqërive civile.



Lajme të ngjashme