Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

BE-ja pret propozime konkrete nga Londra për Brexit

Evropianët presin propozime konkrete nga homologët britanikë, pasi koha po kalon për të dyja palët që po përpiqen të zgjidhin sa më shpejt tre çështjet prioritare.

BE-ja pret propozime konkrete nga Londra për Brexit

Evropianët presin propozime konkrete nga homologët britanikë, të cilët të hënën erdhën në Bruksel për një seancë të katërt negociatash për Brexit, me qëllim që toni konstruktiv i miratuar nga Theresa May të mund të zhbllokojë realisht përpjekjet.

Koha po kalon për të dyja palët që po përpiqen të zgjidhin sa më shpejt tre çështjet prioritare, garancinë për të drejtat e qytetarëve të prekur drejtpërdrejt nga largimi i Britanisë së Madhe nga BE, bilanci i llogarive dhe çështja irlandeze.

Me hapjen e negociatave, objektivi ishte përfundimi i fazës së parë në vjeshtë për të kaluar në diskutime mbi marrëdhënien e ardhshme mes BE-së dhe Britanisë së Madhe, por shpresat për të respektuar këtë afat duken të pakta.

“Ka pasur progres, por ne duhet të avancojmë tashmë. Koha kalon”, nënvizoi ministri estonez, Matti Maasikas, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.



Lajme të ngjashme