Ka filluar procesi i votimit në referendumin jokushtetues në veri të Irakut

Procesi i votimit filloi në 12 mijë vendvotime, 7 mijë brenda administratës rajonale kurde të Irakut dhe 5 mijë në rajonet e diskutueshme, ndërsa pritet që të votojnë 5 milionë e 200 mijë votues.

Ka filluar procesi i votimit në referendumin jokushtetues në veri të Irakut

Ka filluar procesi i votimit për referendumin për pavarësi të administratës rajonale kurde në veri të Irakut pavarësisht shpalljes së tij si jokushtetues nga ana e Gjykatës Federale.

Në rajon ka filluar procesi i votimit.

Për referendumin e njëanshëm të administratës rajonale kurde të Irakut, të cilin e bojkotojnë turkmenët dhe arabët, krahas vendvotimeve në qytetet Erbil, Sulejmanije dhe Duhok, vendvotimet janë hapur edhe në të gjithë Kirkukun, statusi i të cilit është kontestues, në nënprefekturën Tuz'hurmatu i provincës Salahaddin, në nënprefekturën Hanekin të provincës Dijala dhe në qytezat Xhevavla dhe Karatepe.

 

Referendumi po mbahet edhe në qarqet Sinxhar, Mahmur, Telkejf, Hamdanije dhe Shejhan të provincës Mosul, e cila u çlirua nga organizata terroriste DAESH, si dhe në qytezat Zummar, Rabia, Nemrud dhe Bartilla.

Procesi i votimit filloi në 12 mijë vendvotime, 7 mijë brenda administratës rajonale kurde të Irakut dhe 5 mijë në rajonet e diskutueshme, ndërsa pritet që të votojnë 5 milionë e 200 mijë votues.



Lajme të ngjashme