Në veri të Irakut përfundojnë përgatitjet për referendumin

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) bëri të ditur se Komisioni i Lartë i Pavarur i Zgjedhjeve dhe të Referendumit të Administratës Rajonale Kurde të Irakut njoftoi se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet.

Komisioni deklaroi se nesër është shpallur ditë pushimi për të ashtuquajturin "referendumi i pavarësisë" i cili nga Gjykata Federale e Irakut është cilësuar si "jokushtetues".

Komisioni i referendumit i cili njoftoi se nesër është shpallur ditë pushimi në gjithë rajonin, tha se janë vendosur kutitë e votimeve në vendvotimet në qytetin Erbil dhe se po bëhen përgatitjet e fundit për referendumin.

Zyrtari i Komisionit në shkollën e mesme "Barzani Nemir" në Erbil, Soran Shahap në një deklaratë për AA tha se “Procesi i vendosjes së vendvotimeve ka përfunduar në masë të madhe. Nesër në ora 8:00 në mëngjes do të fillojë procesi i votimit”.

Shahap tha se “Në këtë shkollë të mesme të lartë do të votojnë 3 mijë votues”.

Në anën tjetër zëdhënësi i Qeverisë së Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Sefin Dizayi në një deklaratë me shkrim njoftoi se me rastin e referendumit nesër është shpallur ditë pushimi në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut dhe në rajonet tjera.

Lajme të ngjashme